Kancelari gjerman, Olaf Scholz, para nisjes së Samiti të BE-së, ka thënë se është me rëndësi që shtetet e Ballkanit Perëndimor të marrin mesazh të qartë se i takojnë familjes evropiane.
Ai është deklaruar se Gjermania do t’i mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE.
”Është shumë e rëndësishme që procesi i BE-së në Ballkanin Perëndimor të ecë përpara. Të gjitha përpjekjet e tyre duhet të çojnë drejt anëtarësimit në BE. Gjermania do t’i mbështesë përpjekjet e tyre, ne ndihemi përgjegjës për suksesin e tyre”.
Ai ka thënë se është detyrë e Gjermanisë që të ndihmojë shtetet e Ballkanit Perëndimor që të arrijnë perspektivën evropiane.
“Ka pasur shumë përpjekje nga këto shtete për të arritur rrugën evropiane. Maqedonia e Veriut si shembull e ka ndërruar emrin për t’u bërë pjesë e BE-së. Me rëndësi është të gjithë të punojmë bashkë me shtetet e Ballkanit Perëndimor që të kenë mundësi të mirë të bëhen pjesë e BE-së. Kanë punuar shumë dhe është detyrë e jona e përbashkët”, është shprehur Scholz.
Udhëheqësit nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia pritet të takohen me homologët e tyre të BE-së, më 23 qershor për një takim të Ballkanit Perëndimor para samitit më të madh.
Ndonëse Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut e Serbia janë vende kandidate për t’u anëtarësuar në BE, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova janë vetëm vende kandidate potenciale.
Ky samit do të jetë i fokusuar në zgjerimin e BE-së, por ideja e rritjes së anëtarësimit në klub ende i bën disa vende paksa të turbulluara.