Scholz për Ballkanin e Hapur: Tregu i përbashkët rajonal mbetet prioritet

Scholz për nismën e Ballkanit të Hapur ka thënë se prioritet mbetet tregu rajonal, pasi për integrim në Bashkimin Evropian janë të vlefshme rregullat e lirisë së lëvizjes. Ndërsa, kryeministri Kurti për këtë nismë ka thënë se Ballkani Evropian nuk duhet të ketë orientime të tjera

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Në vizitën e tij zyrtare në Kosovë, kancelari gjerman Olaf Scholz i pyetur për qëndrimin e tij ndaj Ballkanit të Hapur, nëse kjo nismë rrezikon marrëveshjet e Procesit të Berlinit, ai ka thënë se prioritet mbetet tregu i përbashkët rajonal.

“Prioritet të madh i japim tregut të përbashkët rajonal dhe duhet të përparojmë. Është e rëndësishme të arrihen përparimet që janë të arritshme. Te gjithë duan të shkojnë në BE dhe atje janë të vlefshme rregullat e lirisë së lëvizjes”, ka thënë Scholz.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për këtë çështje ka thënë “BE-ja është fati ynë, ne duam Ballkan Evropian pa orientime dhe formulime tjera për Ballkanin”.

Ndërsa, Scholz i pyetur për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se do të bëhen përparime që të arrihet deri te zgjidhja e çështjes finale.

“Ka pasur takime edhe në Berlin. Të një pikë apo tjetër do të vijë edhe të përparimi, si i energjisë dhe çështje të tjera. Është diçka që në fund kërkohet edhe pragmatizëm që çështjet finale të zgjidhen”, ka thënë Scholz.

Në konferencë të përbashkët për media, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika