Scholz: Pushtimi i Ukrainës duket më larg sesa në fillim të luftës

Scholz për luftën Ukrainë-Rusi ka thënë se “Putin nuk duhet ta fitojë këtë luftë dhe jam i bindur se nuk do ta fitojë”. Pas përpjekjeve për të marrë kontrollin e Kievit dhe Kharkivit, Moska e ka kthyer fokusin në rajonet lindore

Olaf Scholz, kancelari gjerman, ka thënë se tre muajt e luftës në Ukrainë kanë treguar se presidenti rus, Putin nuk do të diktojë kushte për marrëveshje rreth luftimeve.

Scholz, në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos të Zvicrës, ka thënë se pushtimi i gjithë Ukrainës “duket më larg tani sesa në fillim të luftës”.

Pas përpjekjeve për të marrë kontrollin e Kievit dhe Kharkivit, Moska e ka kthyer fokusin në rajonet lindore, ku prej vitit 2014 separatistët kanë luftuar në ato zona, raporton “Radio Evropa e Lirë”.

Scholz për këtë çështje ka thënë se “Putin nuk duhet ta fitojë këtë luftë dhe jam i bindur se nuk do ta fitojë”.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Disa ditë më parë, ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka konsideruar ideale rikthimin në një “status quo” para pushtimit rus të 24 shkurtit.

Mirëpo Scholz ka thënë se një skenar i tillë nuk është opsion, pasi nënkupton se Krimea e aneksuar në mënyrë të paligjshme nga Rusia më 2014 dhe rajonet lindore, konsiderohen të humbura nga Ukraina.

“Nuk do të ketë paqe të diktuar. Ukraina nuk do ta pranojë këtë, dhe as ne”, ka thënë Scholz

Perëndimi është përgjigjur me sanksione të ashpra ndaj Rusisë, duke shënjestruar ekonominë e shtetit dhe oligarkët rusë.

 

 

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika