Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se tre muajt e luftës kanë treguar se presidenti rus, Vladimir Putin nuk do ta fitojë luftën në Ukrainë.
Duke folur në ditën e fundit të Forumit Ekonomik Botëror, që mbahet në Davos të Zvicrës, Scholz ka theksuar se pushtimi i gjithë Ukrainës “duket më larg tani sesa në fillim të luftës”.
Pas përpjekjeve të dështuara për të marrë kontrollin e dy qyteteve të mëdha të Ukrainës, Kievin dhe Harkivin, Moska e ka kthyer fokusin në rajonet lindore, ku prej vitit 2014 mbështetet luftimet e separatistëve në ato zona.
“Putin nuk duhet ta fitojë këtë luftë dhe jam i bindur se nuk do ta fitojë”, ka thënë Putin, shkruan CNN.
Ndërkaq, disa ditë më parë, ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka sugjeruar se rikthimi në një “status quo”, para pushtimit rus të 24 shkurtit, do të ishte ideal.
Por, për Scholz, një skenar i tillë nuk është opsion.
“Nuk do të ketë paqe të diktuar”, ka shtuar Scholz.

“Ukraina nuk do ta pranojë këtë, dhe as ne”.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar më 24 shkurt, atë që e quan “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Bashkimi Evropian duhet të fillojë përgatitjet për rindërtimin e Ukrainës duke krijuar një fond solidariteti për të ndihmuar Kievin në mbulimin e miliarda eurove që do të kushtojë rindërtimi, sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz.
“Rindërtimi i infrastrukturës së shkatërruar dhe rigjallërimi i ekonomisë ukrainase do të kushtojë miliarda,” u tha Scholz ligjvënësve gjermanë të enjten, në dhomën e ulët të parlamentit.
“Ne si BE duhet të fillojmë të shtrojmë terrenin për një fond solidariteti të financuar nga kontributet e BE-së dhe partnerët e saj,” ka shtuar ai, duke folur përpara një samiti të madh të BE-së, në fund të këtij muaji.
Scholz ka thënë, gjithashtu, se oferta e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE nuk mund të përshpejtohet, pavarësisht pushtimit rus.
Scholz propozon fondin e solidaritetit të BE-së për të rindërtuar Ukrainën