Scholz: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë fillimin e negociatave për anëtarësim në BE

Kancelari gjerman Olaff Scholz, gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar se ky shtet bashkë me Shqipërinë i kanë plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Gjatë vizitës së tij në shtetin e Maqedonisë së Veriut, kancelari Scholz ka thënë se tashmë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, i kanë plotësuar kriteret për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ai ka theksuar se, do të angazhohet që këto negociata të mos vonohen më shumë.

“Maqedonia e Veriut si dhe Shqipëria kanë merituar konkretisht këto negociata të fillojnë dhe jo edhe më tutje të prolongohen, ne do të angazhohemi për këtë , që të jetë e mundur kjo”, ka thënë Scholz.

Scholz e ka vlerësuar përpjekjen dhe arritjen e marrëveshjes në mes të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, për ta ndryshuar emrin e shtetit, kjo e fundit.

Vendi juaj ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave të anëtarësimit, i jam admiruar fuqisë dhe vullnetit politik që mundësoi marrëveshjen me Greqinë”, ka thënë ai.

Po ashtu, Scholz e ka falënderuar shtetin e Maqedonisë së Veriut, për qëndrimin që ka mbajtur në lidhje me agresionin rus në Ukrainë. Sipas tij, ky qëndrim i përbashkët, është shumë i rëndësishëm.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika