“S’dua”, kënga e Jehona Shaqiri në Kënga Magjike 2022

“S’dua” është kënga e performuar nga Jehona Shaqiri, këngë kjo e cila tashmë ka prekur gjysëmfinalen e Këngës Magjike 2022

Jehona Shaqiri

“Arti e shpirti nuk kanë moshë dhe nuk dua t’i lë më gjërat pas dore”.

Kështu thotë një zë i cili i është rikthyer skenës me këngën “S’dua”, këngë kjo e cila tashmë ka prekur gjysëmfinalen e Këngës Magjike 2022.

E ftuar në “Drive on D” me Donika Hyseni dhe Mirdon Pacolli, Jehona Shaqiri vjen në ambientet e Radio Dukagjinit për të folur më shumë rreth baladës së saj më të re në bashkëpunim me Armend Rexhepagiqin, Aida Burakun dhe Fatjon Miftarin, këngën “S’dua”.

“Fatmirësisht, i kam që të tre miq. Por sa është e mirë, është edhe e keqe ngase i neglizhon ndonjëherë. Kemi dashur që të bashkëpunojmë që moti, ka qenë një rastësi dhe ka lind ideja dhe thamë pse jo, po e provojmë në këngën magjike”, ka thënë Shaqiri.

Se cili është vendi i preferuar për të perfomuar, ajo ka thënë se cili nga vendet ka diçka të veçantë që i ofron. Si rrjedhojë, është problem t’i ndash, tregon ajo.

(Në të majtë) Mirdon Pacolli, (në mes) Jehona Shaqiri dhe Donika Hyseni (në të djathtë)

Ndonëse skena është faltorja e një këngëtari, Jehona thotë se përgjatë kohës në skenë arrin të ndjejë një energji nga ana e publikut, e njëherit edhe nga ajo e këngës që këndon.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika