“S’duhet të jemi naivë” – Konjufca: As armë nga Serbia, as bllokim të CEFTA-s

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Kosova nuk synon të pengojë funksionimin e CEFTA-s, por theksoi rëndësinë e kujdesit pas sulmit në Banjskë për të shmangur rrezikun e futjes së pakontrolluar të mallrave të dyshimta, respektivisht armëve nga Serbia. Ndërkohë, Gjermania ka kërkuar që Kosova të heqë ndalimin e mallrave serbe

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Kosova nuk ka për qëllim të pengojë nismat rajonale si CEFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë), por se shteti duhet të veprojë me kujdes pas sulmit terrorist në Banjskë. Ai theksoi se shqetësimi kryesor i Kosovës është hyrja e pakontrolluar e mallrave të dyshimta, respektivisht armatimit nga Serbia.

Këto komente Konjufca i bëri gjatë kohës kur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po zhvillonte një takim me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Gjermania, ndër vite aleat i Kosovës, ka kërkuar me ngulm që Kosova të heqë ndalimin për futjen e mallrave serbe, duke e konsideruar këtë vendim në kundërshtim me parimet e CEFTA-s.

Konjufca sqaroi se vendimi i Kosovës për të ndaluar mallrat serbe nuk ishte një veprim qëllimisht plan-prishës ndaj CEFTA-s, por një masë mbrojtëse për të garantuar sigurinë e vendit.

“Nuk është bërë bërë në asnjë mënyre që ta dëmtojë CEFTA-n. Nuk është bërë që në të jemi plan-prishës të këtyre nismave rajonale. Më shumë kemi pas asaj që ka ndodhur në Bansjkë. Shqetësimi kryesor ka qenë që nëse ka hyrje të pakontrolluar të mallrave serbe, kamionëve serbe kjo e vendos Kosovën në një pozitë shumë të vështirë, s’do ta kishim kontrollin sa i përket hyrjes së mallrave të dyshimta, shqetësime rreth hyrje se armatimit. Kemi pritur që do të ketë mirëkuptim ndërkombëtar. Unë mendoj që ka pasur mirëkuptim ndërkombëtar një vit. tash siç po e shohim disa shtete edhe Gjermania janë këmbëngulëse që kjo të hiqet.

… ne edhe dëshirojmë që të mos jemi pengues të të funksionimit të CEFTA-s, në të njëjtën kohë të mos jemi naiv sa që të na ndodhë me hy diçka në Kosovë për të cilën ne nuk kemi kontroll, pastaj na kthehet boomerang”, ka thënë Konjufca.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se në takimin me Sarrazinin nuk është diskutuar ndonjë çështje konkrete për CEFTA-n.

Ndërkohë, Konjufca ka shprehur optimizmin se Qeveria do të arrijë të gjejë një gjuhë të përbashkët me organizatorët e nismave rajonale, duke respektuar interesat e sigurisë së vendit.

“Jam shumë optimist që Qeveria do ta gjë një gjuhë të përbashkët me organizatorët e këtyre nismave rajonale. Interesi i Kosovës është të të jetë pjesë e tyre. Pozicionin e Qeverise e keni dëgjuar; kjo (masa) është për çështje të sigurisë. Partnerët tanë kanë propozuar që kjo mund të zgjidhet përmes disa masave që mund të ndërmerren, përmes ndihmës së skanerëve. Tash Qeverisë i përket që ta gjej një gjuhë të përbashkët nëse është e mundshme që të ketë  një marrëveshje në këtë aspekt. Dhe pastaj nëse jo arrihet nuk mendoj që Kosova rrezikohet, në këto nismat shumë të rëndësishëm edhe për interesin tonë”, ka shtuar Konjufca.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika