Së paku 241 të vrarë brenda 24 orëve në Gaza

Izraeli tha se ka goditur më shumë se 100 vende të martën, në mes të raporteve për operacione të afërta tokësore në Gazën qendrore

Gaza, Palestinë

Të paktën 241 persona janë vrarë brenda 24 orëve të fundit në Gaza.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Sipas saj, që nga 7 tetori kur nisi lufta janë vrarë më shumë se 20 mijë e 915 palestinezë, raporton BBC.

Izraeli tha se ka goditur më shumë se 100 vende të martën, në mes të raporteve për operacione të afërta tokësore në Gazën qendrore.

Lufta ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, duke vrarë më shumë se 20.600 palestinezë dhe duke detyruar që të zhvendoset pothuajse e gjithë popullsia e territorit prej 2.3 milionë banorësh.

Si pasojë e sulmeve të Hamasit, në Izrael janë vrarë 1.200 persona dhe janë zënë rob 240 të tjerë.

Banorët e Gazës qendore thanë më 26 dhjetor se gjatë natës ka pasur granatime dhe sulme ajrore në kapet Nuseriat, Magazi dhe Burej. Në këto kampe janë strehuar palestinezët e larguar nga shtëpitë e tyre gjatë luftës së vitit 1948 me Izraelin – dhe tani kampet janë mbushur edhe me të zhvendosurit si pasojë e luftës së fundit.

“Bombardimet ishin shumë intensive”, tha Radwan Abu Sheitta, mësues palestinez që jeton në Burej.

Brigada e Kasamit, që është krahu ushtarak i Hamasit, tha se luftëtarët e tij kanë goditur një tank izraelit në lindje të Burejit. Ky pretendim nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur, por sugjeron se forcat izraelite po lëvizin drejt kampit.

Po ashtu, sulme nga ajri ka pasur edhe në lindje të kampit Nuseriat, thanë banorët.

Izraeli është zotuar se do të vazhdojë luftën për të shkatërruar aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, grupit që udhëheq me Gazën që 16 vjet.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika