Së paku 9 të vdekur gjatë një tubimi elektoral në Meksikë

Së paku nëntë njerëz, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur dhe rreth 50 të tjerë janë lënduar, si pasojë e shembjes së një pjese të skenës në një tubim elektoral në shtetin verior të Meksikës, Nuevo Leon, tha guvernatori lokal, Samuel Garcia.

Incidenti ndodhi derisa kandidati presidencial, Jorge Alvarez Maynez, po mbante fjalim në qytetin San Pedro Garza Garcia.

Shumica e të lënduarve janë duke u mjekuar në qendrat mjekësore lokale, tha Instituti i Sigurisë Sociale i Meksikës.

Alvarez Maynez, nga partia e qendrës Lëvizja Qytetare, tha se skena u shemb për shkak të një ere të fuqishme.

“Unë nuk kam përjetuar diçka kaq papritmas asnjëherë”, tha Alvarez Maynez raporton BBC, duke iu referuar shpejtësisë së erës para shembjes së skenës.

Alvarez Maynez, i cili u kthye në vendin e ngjarjes pasi u kontrollua në spitalin lokal, tha se do ta pezullojë fushatën zgjedhore dhe se shpreson se autoritetet do të hetojnë çfarë ka ndodhur.

Koordinatorja e fushatës së Alvarez Maynez, Laura Ballesteros, e theu këmbën gjatë incidentit, njoftoi partia.

Pjesëtarët e gardës kombëtare të Meksikës dhe ushtria dolën në vendin e ngjarjes për të ofruar mbështetje, tha ministrja e Brendshme Luisa Alcalde, në rrjetet sociale.

Guvernatori Garcia i paralajmëroi qytetarët të qëndrojnë brenda për shkak të stuhive të fuqishme në këtë zonë.

Zgjedhjet presidenciale në Meksikë do të mbahen më 2 qershor, ndërsa Alvarez Mayez është i treti në garë, sipas sondazheve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika