Së shpejti në Kino Armata do të mbahet punëtoria e filmit “Një lumë që shkon përtej rrjedhës, mes fiksionit dhe jo-fiksionit”

Qendra Kinematografike e Kosovës, ka njoftuar se me datën 8 dhe 9 prill, në Kino Armata do të mbahet punëtoria e filmit “Një lumë që shkon përtej rrjedhës, mes fiksionit dhe jo-fiksionit” me Tin Dirdamal. Kjo punëtori është për filmbërës të avancuar si regjisorë, skenaristë, montazherë, etj.

“Një lumë që shkon përtej rrjedhës, mes fiksionit dhe jo-fiksionit” është një punëtori filmike që largohet nga të dy ekstremet – si nga fiksioni, ashtu edhe nga jofiksioni. Ajo distancohet nga format, skenarët dhe ekipet klasike të prodhimit. Në qendër të saj nuk është perfeksioni, por përkundrazi: shumëzimi i gabimeve bëhet forca lëvizëse, ndërsa gjendja e pasigurt e “mosdijes” shndërrohet në busullë për orientim.

“Pika fillestare është identifikimi i një ideje ose projekti krijues që ke aktualisht – për ta parë pastaj nga një këndvështrim krejtësisht i kundërt. Kjo qasje ndihmon pjesëmarrësit të çlirohen nga modelet e tyre të zakonshme, për të rizbuluar vetveten dhe për të krijuar në mënyra të reja”, thuhet në njoftim.

Ata kanë njoftuar se materiali i vetëm me të cilin do të punojnë është realiteti përreth nesh, ai i përditshëm, i rastësishëm.

Një pjesë thelbësore e punëtorisë do të jetë mësimi i mënyrave të reja për të perceptuar botën. Do të eksplorojnë forma të ndryshme për të krijuar tension narrativ, duke u mbështetur në dëshirë, papritshmëri dhe dekonstruktim.

“Kjo punëtori është një hapësirë ku njeriu lejon veten të habitet nga vetja – dhe këtë habi ta shndërrojë në lëvizje të re krijuese në fushën e filmit”, kanë shtuar ata.

Tin Dirdamal është një regjisor autodidakt dhe montazher jo i zakonshëm, i njohur për aftësinë e tij për të montuar “filma të pamundur”. I lindur 165 kilometra në jug të kufirit SHBA-Meksikë, me studime formale në inxhinieri, ai e mat suksesin e një filmi me masën në të cilën arrin të braktisë vetveten gjatë procesit krijues. 

Në moshën 22-vjeçare, mori për herë të parë një kamerë në dorë dhe realizoi filmin e tij të parë të gjatë, krejtësisht rastësisht, i cili fitoi Çmimin e Publikut në Sundance Film Festival. Filmat e tij janë shfaqur dhe vlerësuar në disa nga festivalet dhe hapësirat më të rëndësishme të artit në botë, përfshirë: Venice Biennale, Sundance, Visions du Réel, IDFA, DOCNY, FICUNAM, Ji.hlava, Ann Arbor, DokuFest, e shumë të tjera.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika