Së shpejti nis edicioni i tretë i Forumit të Sektorit të Ushqimit, Hartim Gashi shpalos detajet

Hartim Gashi nga Forumi i Sektorit të Ushqimit, i ftuar tek emisioni “Reload” në RTV Dukagjini, ka shpalosur detajet më të hollësishme nga eventi i Forumit të Sektorit të Ushqimit.

Edicioni i tretë i Forumit të Sektorit të Ushqimit do të hapet me një nëntor dhe do të ketë të ftuar rreth 100 kompani të ndryshme.

“Jemi në fazë finale të përgatitjes së eventit të Forumi i Sektorit të Ushqimit, ku janë rreth 120 kompani që do të marrin pjesë dhe rreth 30 kompani blerëse. Ky event do të mbahet prej një nëntorit duke filluar prej orës 09:00, në një hotel në kryeqytet”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, gjatë këtij eventi do të ketë edhe një mini treg nga përpunueset e produkteve ushqimore nga biznismene gra.

“Dhe në kuadër të këtij eventi do të kemi panele diskutimi, ku do të diskutohen temat aktuale në sektorin e bujqësisë dhe industrisë për përpunimin e ushqimit. Si dhe do të ketë një “mini treg” ku do të prezantohet të gjitha produktet që prodhohen nga përpunuesit, nga bizismene gra, duke përfshirë produke ajvar, turshia etj”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, produkti i vetëm që i përmbush kërkesat e brendshme janë vezët e pulës në periudhat e caktuara.

Ndërsa, krahasimi i sektorit të ushqimit në vend, që nga vitet e para të pasluftës e deri më sot, shënon një “revolucion” dhe shënon një “përparim të madh”.

“Sektori i ushqimit në Kosovë, në krahasim me vitet e para pasluftës dhe sot, ka bërë një revolucion. Nëse shohum se si ka qenë bujqësia në vitin 2000, 2001, 2002 dhe nëse krahasohet me atë që është sot, është jashtëzakonisht përparim i madh. Por gjithmonë ka nevojë për përmirësime”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, sa i përket kompanive, të cilat merrem me përpunim të ushqimit të produkteve bujqësore, Gashi ka potencuar se “janë shumë mirë të organizuara, kanë bërë investime shumë të mëdhaja falë donatorëve dhe Ministrisë së Bujqësisë, projekteve të ndryshme ndërkombëtare që kanë investuar në bujqësi. Këto kompani kanë mundësuar të sjellin ushqime shumë cilësore, shumë moderne, atraktive. Ku përpos tregut vendor, kanë arritur edhe eksportimin e tyre deri në Amerikë”.

Ndërsa, për sfidat kryesore të Industrisë së përpunimit të ushqimit, sipas Gashit, janë disa faktorë si: qasja e tregut të jashtëm, fuqia punëtore, ndryshimet klimatike etj.

“Industria e përpunimit të ushqimit një prej problemet më të mëdhaja e ka qasja e tregut të jashtëm. Kompanitë vendore, përmes peripecive të ndryshme, nuk kanë arritur të dalin shumë jashtë vendit. Fuqia punëtore, ndryshimet klimatike e bëjnë sfiduese edhe bujqësinë edhe industrinë e ushqimit”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika