Seanca e Apelit për Gucatin e Haradinajn, më 1 dhe 2 dhjetor

Seanca e Apelit për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn është caktuar më 1 dhe 2 dhjetor

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj





Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) kanë bërë të ditur se seanca e Apelit për çështjen Gucatit dhe Haradinajt është caktuar më 1 dhe 2 dhjetor 2022.

Sipas njoftimit të DhSK, kjo është caktuar nga Paneli i Gjykatës së Apelit, ndërsa rendi i ditës pritet të bëhet i ditur.

Më 18 maj, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Po ashtu, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim.

Sipas aktgjykimit, ata janë shpallur fajtorë për “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet kërcënimit të rëndë”, “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi”,  “Frikësim gjatë procedurës penale”, “Shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë të nxjerrë në procedura zyrtare” dhe  “Shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të identitetit dhe të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur”.

Ndërsa, u liruan për pikën katër për hakmarrje.

9 vjet burgim për Gucatin e Haradinajn

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika