Seanca e Kuvendit: Në rend të ditës prapë ligji për pagën minimale

Të martën në ora 13:00 do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të hidhen në votim disa pika që nuk janë miratuar në seancat e kaluara. Njëra nga to është edhe ligji për pagën minimale, për të cilin ka pasur reagime e diskutime të shumta

Kuvendi i Kosovës

Në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, pritet të votohen pikat e rendit të ditës, të cilat kanë dështuar të miratohen në seancat e kaluara.

Njëra nga pikat që pritet të votohet, në seancën e së martës, e cila ka ngjallur reagime të shumta është ajo për ligjin, i cili përcakton pagën minimale.

Këtë ligj e kanë kundërshtuar fuqishëm organizatat e veteranëve të luftës së UÇK-së, me arsyen se votimi i ligjit në fjalë do t’i linte ata jashtë listës së rritjes së pagës minimale.

Veteranët e luftës, javën e kaluar kishin protestuar para Kuvendit të Kosovës, ku edhe kishin tentuar që me forcë të hynin brenda objektit të Kuvendit, por një gjë e tillë ishte parandaluar nga njësitet e Policisë së Kosovës.

ilustrim

Pas dështimit të votimit të ligjit, protestuesit ishin shpërndarë të qetë.

Kundër ligjit për pagën minimale, i cili nuk e përfshin edhe kategorinë e veteranëve të luftës kanë dalë edhe partitë opozitare, përveç tyre, edhe deputeti i pozitës, Fatmir Humolli, kishte votuar kundër herën e kaluar kur ishte tentuar të votohej një ligj i tillë.

Disa nga pikat e tjera që priten të hidhen në votim janë:

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,

Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj dhe 6 qershor 2022:

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,

Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,

Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.​

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika