Seanca e radhës mbahet të enjten e ardhshme, në rend dite linja hekurudhore Durrës-Prishtinë

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Kusari-Lila, ka bërë të ditur se seanca e ardhshme do të mbahet më 21 korrik, ku do të shqyrtohen një mori projektligjesh, ku një ndër to është edhe shqyrtimi i projektligjit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila në një konferencë për media

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje(VV), Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka bërë të ditur se të enjten e 21 korrikut nga ora 10:00, do të mbahet seanca plenare e radhës. Kjo seancë do të jetë vazhdim i disa pikave të patrajtuara, ndërsa pastaj do të fillojë seanca e re me pikat e rendit të ditës.

Kusari-Lila bëri të ditur se në seancën plenare si rend dite, do të jetë mocioni përmbajtjësor i propozuar nga grupi parlamentar i VV-së për adresimin e rezolutës që do të merret me masat që do të ndërmarrë Qeveria për rritjen e çmimeve si dhe debati parlamentar për mosliberalizimin e vizave nga BE për Kosovën.

Po ashtu në rend dite do të jenë edhe disa shqyrtime projektligjesh, si shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe Projekt – Idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë”, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-120 për Ushqimin dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika