Seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve, trupi gjykues vendos në favor të një kërkese të mbrojtjes

Në Gjykatën Speciale po vazhdon edhe sot seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexheo Selimit dhe Jakup Krasniqit

Gjykata Speciale në Hagë.

Në Gjykatën Speciale po vazhdon edhe sot seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në fillim të seancës, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, ka thënë se sa i takon listës së materialeve, rikujtoi se më 16-17 gusht 2023, u ngritën u ngritën problematika sa i përket faktit nëse ekipet e mbrojtjes mund të ngarkonin në listën e prezantimeve, materiale që ishin tashmë në listën e një ekipi tjetër të mbrojtjes, gjë që ZPZ-ja e kundërshtoi këtë procedurë me arsyetimin se nuk ishin në dijeni për materialet që mbrojtja e Kadri Veselit synonte të përdorte në pyetjet e veta të dëshmitarit.

“Trupi gjykues rikujton se në përputhje me paragrafin 83 të shkëmbimit të gjykimit, lista e prezantimeve, kur arritën të gjitha dokumentet apo materialet e tjera që do të përdorin palët që do të bëjnë pyetjet, u duhet nxjerr trupit gjykues dhe palëve të tjera më së paku menjëherë pas përfundimit të pyetjeve të prokurorit të këtij dëshmitari… prandaj në rrethana aktuale çdo ekip mbrojtës do të ngarkojë në listën e materialeve  vetëm dokumente që synojnë të përdorin në kundërpyetjet e veta me përjashtim të rasteve që ky material është në listën e materialeve të prokurorisë, sigurisht do të ketë një farë mbivendosje në mes të ekipeve të mbrojtjeve por trupi gjykues vlerëson se është një mënyrë më e përshtatshme për të vijuar”, ka shtuar ai.

Seanca vazhdon e mbyllur me pyetjet e prokurorisë për dëshmitarin e mbrojtur W03832, apo dëshmitari i 18-të. /KP

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika