Seanca në Hagë – Dëshmitari i shtatë pritet të intervistohet shtatë orë

Dëshmitari i shtatë ka filluar të japë dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmia e tij pritet të zgjasë rreth shtatë orë. Në fillim të dëshmisë, ZPS-ja ka kërkuar të kalojë në seancë private, për shkak të arsyetimit se pyetjet për dëshmitarin do të lidhen me një incident të vetëm dhe identifikimi i tij mund të jetë i lehtë

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Dëshmitari i shtatë ka nisur dëshminë e tij në seancën e së martës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dëshmi kjo e cila pritet të zgjasë rreth shtatë orë.

ZPS-ja ka kërkuar të kalohet në seancë private, me arsyetimin se pyetjet për dëshmitarin do të bëhen për një incident të vetëm unik, dhe se për këtë mundet lehtë të identifikohet i njëjti.

Fillimisht, dëshmitari është përgjigjur me ‘‘Po’’, kur është pyetur se a është intervistuar më herët nga ZPS-ja dhe se në seancën përgatitore kishte kërkuar disa ndryshme të disa pjesëve të deklaratës së tij, se ato ndryshime ishin pasqyruar në shënime që iu ishin lexuar me zë dhe se të njëjtat kishin qenë ndryshimet që kishte kërkuar ai.

Këto dokumente iu shfaqën dëshmitarit në ekran, si dhe u pranuan nga trupi gjykues si prova materiale pas propozimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Në vazhdim dëshmitari është përgjigjur edhe në pyetjet e mbrojtësit të viktimave, avokatit Simon Laws, disa prej të cilave ishin me përmbajtje të redaktuar.

Sipas dëshmitarit, i njëjti ka qenë kryefamiljar dhe është marrë me bujqësi, por pas ndalimit të tij e edhe tani ka dhimbje vazhdimisht.

Të njëjtit i është paraqitur një fotografi e plagës në shpatull (jo publike) dhe kur është pyetur për të, përmbajtja sërish ka qenë e redaktuar.

Ai ka thënë se ndalimi i tij ka pasur edhe efekte psikologjike, pasi ka marrë ndihmë mjekësore te profesionisti me vite të tëra edhe jashtë shtetit.

‘‘Nja 2 vite kam shkuar vazhdimisht te psikologu..’’, ka thënë dëshmitari.

Dëshmitari i gjashtë thotë se në 1998-ën ka tentuar të kontaktojë me Adem Demaçin dhe Jakup Krasniqin

Dëshmitari i gjashtë me kodin 4355, duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Jakup Krasniqit, avokatit Aidan Ellis, ka thënë se në vitin 1998 ka tentuar të kontaktojë me Adem Demaçin dhe Jakup Krasniqin.

Këtë ai e kishte bërë, pasi, sipas tij, iu kishin thënë se të njëjtit janë kryesorët e UÇK-së, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Kur iu lexua një pjesë e deklaratës së tij në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS-së) se ‘‘Prokurori të ka pyetur kush ishte në atë kohë Adem Demaçi, dhe ti je përgjigjur “Në atë kohë ata thonin që ishte kryesori, thonin është mbi UÇK-në”, do të ishe përsëri përgjigjja juaj kjo’’, ai tha se ‘në atë kohë ashtu e thoshin, në atë kohë.’’.

Po ashtu, ai ka deklaruar se njerëzit i kishin thënë se Adem Demaçi ishte përfaqësuesi politik i UÇK-së, andaj edhe kishte shkuar në Prishtinë.

Tutje, ai ka thënë se edhe kishte shkuar në fshatin e Jakup Krasniqit për ta takuar atë së bashku me nënën e tij, por që nuk e kishin gjetur dhe se për çështjen e tyre s’kishin biseduar me të.

Ai edhe për deklarimin e tij para prokurorisë se Krasniqi ishte mbi ushtrinë, ka thënë se e kishte thënë se kishte kuptuar se ai ishte zëdhënës i UÇK-së.

Dëshmitari është përgjigjur edhe në disa pyetje nga trupi gjykues, por që shumica e tyre kishte përmbajtje të redaktuar.

Në këto rrethana, dëshmitari i gjashtë ka përfunduar dhënien e dëshmisë së tij dhe ka filluar dëshminë dëshmitari i shtatë në këtë çështje, i cili po vazhdon të përgjigjet në pyetjet e ZPS-së, fillimisht në sesion privat.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika