Seanca në Kuvendin e Kosovës nis me një minutë heshtje në nder të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Në Kuvendin e Kosovës, seanca e re plenare ka filluar me një minutë heshtje në nder të 24-vjetorit të rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Kuvendi i Kosovës gjatë intonimit të himnit të të dy himneve





Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare me një minut heshtje në nder të 24-vjetorit të rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit.

24 vjet më parë, më 22 shtator të vitit 1998, bashkë me luftëtarët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata u përballën disa orë me njësi të tëra serbe në Gradinë.

E lindur më 1955 në Drenoc të Malishevës, Xheva kishte shumëçka nga Shota, përderisa ishte e bija e Hanife Bujupit dhe Abdyl Krasniqit, mësuesit dhe të burgosurit politik që i kishte nxjerrë eshtrat e Azem Galicës nga shpella ku i kishin fshehur.

Kurse Fehmiu, që kishte lindur më 1956 në Gllanaselë të Drenasit, si i biri i Muhamet dhe Shefkie Lladrovcit, kishte patur për mësues patriotin Fazli Grajqevci.

Ata u njohën më 1981 dhe pas pak kohe u fejuan. Por më 1985, Fehmiu u dënua me 10 vjet burgim. Pas pesë vjetësh e gjysmë burgim të rëndë, ai përfitoi nga një amnesti dhe u lirua.

Fehmiu kishte studiuar për makineri në Zagreb kurse Xheva për gjuhë e letërsi si dhe për drejtësi në Prishtinë.

Ende të sapomartuar, më 1991, ata shkuan në Kroaci ku si pjesë e rezistencës së kroatëve në luftë kundër Serbisë, fituan një përvojë të çmuar që do t’u shërbente në luftën e Kosovës.

Anëtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK-së), Fehmiu dhe Xheva iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga fillimi. Ashtu siç Fehmiu u angazhua në mobilzimin e diasporës shqiptare, Xheva kontribuoi për mobilizimin e vajzave dhe grave në luftën e Kosovës.

Ndryshe, në rend dite do të jetë debati parlamentar për grevën e përgjithshme nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Gjithashtu, në rend dite është shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika