Seanca nis me një minutë heshtje në nder të kolonelit Ahmet Krasniqi

Seanca e Kuvendit të Kosovës të enjten ka nisur me një minutë heshtje për të nderuar kolonelin Ahmet Krasniqi në 25-vjetorin e rënies së tij

Seanca e Kuvendit të Kosovës të enjten ka nisur me një minutë heshtje nga deputetët, për të nderuar kolonelin Ahmet Krasniqi në 25-vjetorin e rënies së tij.

Kërkesën e parashtroi shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Ne emër të Grupit Parlamentar të LDK-së kërkoj të mbajmë një minuta heshtje për kolonelin Ahmet Krasniqi i cili ishte edhe Ministër i Mbrojtjes së Kosovës, pasi që sot është 25 vjetori i vrasjes së tij”, tha Gashi.

Në mbrëmjen e 21 shtatorit, 25 vjet më parë, u vra në Tiranë komandanti i parë i Forcave të Armatosura të Kosovës, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi.

Ai u vra në mes të Tiranës, në përpjekjet e tij titanike për t’i unifikuar forcat shqiptare kundrejt dhunës, vrasjeve dhe krimeve makabre, deri në përmasën e gjenocidit të cilin Serbia po e ushtronte ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika