Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në 25-vjetorin e çlirimit, ka ndarë mirënjohje për gazetarë, gazetare, kameramanë e fotoreporterë, për punën dhe kontributin në kohët më të vështira para çlirimit të Kosovës.
AGK-ja ka nderuar dy njerëzit kryesorë të Radio Dukagjinit, Feim Kurhasani dhe Sebiha Ramaxhiku, për punën e tyre gjatë kohëve të vështira.
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, falënderoi të gjithë gazetarët për pjesëmarrje, duke thënë se ata janë inspirim për gjeneratat e reja.
“Ideja e këtij organizimi natyrisht lidhet me 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.Ajo çka AGK-ja dëshiron të tregojë me këtë event është që e çmojnë, e njohim kontributin e secilit në periudhën me të vështirë të Kosovës, të secilit që ka bërë punë më të voglat në redaksi e deri të ato në teren dhe ballafaqimin e përhershëm, të funksionuarit jo vetëm gjatë vitit 1998-99 por edhe më herët, në vitet 80-ta, 90-ta, e dimë që secila ditë si gazetarë shqiptarë ka qenë e vështirë”, tha Rexha.
Afërdita Saraçini-Kelmendi, themeluese e RTV21, tha se gazetarët e para dhe gjatë luftës kanë bartur me vete frikën për jetë e familje.
“Gazetaria më e bukur për mua është gazetaria e terrenit për shkak se aty takon njerëz fate të cilat të japin përvoja jetësore, në këtë rrugëtim 45-vjeçar i kam hypur 44 shkallë të gazetarisë, gazetaria për mua nuk është vetëm profesion është edhe mënyrë e jetesës, ende e sot me bashkëpunëtorët e mi, çka të them më tepër për shkak se gazetarët kur janë në mesin e ngushta tregojnë ngjarje të ndryshme, edhe pse janë të shumta ato të paraluftës por në këtë drejtim dua të them se të gjithë gazetarët që kanë punuar para dhe gjatë luftës kemi bartur edhe frikën për jetën, familjen”, tha Saraçini-Kelmendi.
E fotoreporteri Sylejman Kllokoqi së bashku Linda Ramadanin tha se kanë aq shumë sa ai shumë rrallë e kishte parë djalin e tij.
“Iu dëshiroj gjeneratave sukses, por të iu them se ne e kemi pasur detyrë por një falënderim shkon për gazetarët qe kanë ardhur nga gjithë bota”, tha Kllokoqi.E Besa Çeku, tha se çmon lartë kontributin e kolegëve gazetarë të saj gjatë kohës së luftës.“Të dashur kolegë shumë pak janë të informuar për punën tonë dhe aq më pak e vlerësojnë atë ne kohet e vështira, detyra jonë ishte që të informonin, informimi që barte shumë në rrezik, gazetarët kanë kaluar në rreziqe të shumta, megjithatë e vlerësoj shumë punën e gazetarëve në terren”.
Edhe Visar Kryeziu tha se të bërit gazetari gjatë luftës ishte kohe sfiduese. “Ne jemi ballafaquar me kohë sfiduese, së pari të jesh shqiptar e pastaj gazetarë, unë vetëm desha t’iu falënderoj të gjithëve, desha me iu thanë që ka qenë sakrificë e madhe edhe për familjet tona”, tha ai.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, mirënjohjet u morën nga gazetarët veçmas.