Seferi: Ka angazhim të madh për dialogun Kosovë-Serbi

Në emisionin "Magazina" në Radio Dukagjini, gazetari korrespodent në Serbi, Idro Seferi ka thënë se gjatë periudhës së fundit ka më shumë angazhim rreth dialogut Kosovë-Serbi

Gazetar korrespodent në Serbi, Idro Seferi





Idro Seferi, gazetar korrespodent në Beograd në emisionin “Magazina” në Radio Dukagjini me Blerina Neziri dhe Lirik Sylmetaj, ka diskutuar për takimin mes emisarit amerikan, Gabriel Escobar dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

“Sipas njoftimit të presidencës serbe, Vuçiq ka thënë se në takimin me Escobar janë diskuar të gjitha temat e hapura duke respektuar të drejtën ndërkombëtare”, tha Seferi.

Gazatari korrespodent ka thënë se muaj më parë presidenti Vuçiq ka ofruar mundësinë që përkohësisht të jetë një dakordësim që serbët mund t’i regjistrojnë veturat në targat KS. Sipas Seferit, për Vuçiq do të ishte më e lehtë ta sheh si kompromis këtë situatë.

“E kam vërejtur gjatë gjithë këtyre ditëve që ka një angazhim më të madh në media për dialogun Kosovë-Serbi”, theksoi Seferi.

Gazetari Seferi tha se ideja e Serbisë në gjithë këto vite është të nxjerrë diçka nga kjo situatë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika