Seferi: Vuçiq thotë se s’ka pasur përdorim të dhunës ndaj policëve të Kosovës

Gazetari shqiptar që punon në Beograd, Idro Seferi

Gazetari shqiptar që punon në Beograd, Idro Seferi, ka thënë se sipas presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, policët e Kosovës, të cilët janë rrëmbyer nga xhandarmëria serbe, nuk janë rrahur apo torturuar.

“Ai ka thënë se nuk ka pasur përdorim të dhunës ndaj Policëve të Kosovës”, ka thënë Vuçiq, sipas gazetarit Seferi.

Tutje, ai ka folur për deklaratat që i kanë dhënë krerët e shtetit të Serbisë, sa i përket kësaj çështjeje.

“Serbia thotë që situata është ndryshe, i fundit ka qenë reagimi i Vuciq, më përpara ka qenë një konferencë për shtyp Petkoviq, që ka thënë se arrestimi ka ndodhur në një fshat të komunës së Rashkës, i cili ka akuzuar Policinë e Kosovës, të cilët sipas tij, mund të jenë të pranishëm vetëm me miratim të KFOR-it”.

“Sipas Vuciq, arrestimi ka ndodhur 1.8km në territorin e Serbisë, aty ku janë bazat ushtarake në afërsi të Kosovës. Ai ka zbuluar vendodhjen e rajonit ku ekzistojnë policët dhe ushtarët serbë, ka thënë se ato mbrohen shpesh. Akuzat e tij kanë qenë që Kosova, vazhdimisht tenton t’i shkelë serbët në Kosovë. E ka përmendur rastin e Miluneviq, ka thënë se ai është dhunuar brutalisht”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika