Sejdiu: Kosova s’ka sistem shëndetësor, vetëm shërbime të pamjaftueshme

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka thënë nuk ka një sistem shëndetësor në Kosovë, duke theksuar se ligjet e miratuara nuk janë zbatuar

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka theksuar se vendi nuk ka një sistem shëndetësor funksional, por vetëm shërbime shëndetësore të pamjaftueshme.

Sipas tij, vitet 2013-2015 kanë humbur mundësinë për të krijuar bazat e një sistemi të qëndrueshëm, duke e lidhur këtë me mosimplementimin e ligjeve.

Ai ka theksuar se ligji i shëndetësisë i miratuar në vitin 2013 ka mbetur i pazbatueshëm, dhe se një sistem i tillë sipas tij, nuk mund të funksionojë pa zbatimin e ligjeve dhe pa krijimin e një sigurimi shëndetësor.

Sejdiu ka kritikuar gjithashtu mungesën e përparimeve në krijimin e një sistemi informativ shëndetësor, duke shtuar se kjo është një pjesë integrale për funksionimin e një sistemi shëndetësor efikas.

“Nuk kemi sistem shëndetësor, ne kemi shërbime shëndetësore. Nuk e lidhi situatën me Kurtin as me askënd. Unë mendoj se vitet 2013- 2015 janë humb bazat për me zhvillu sistemin, me funskionalziu sistem shëndetësor. Pritshmëritë kanë qenë së paku një apo dy vite pas pandemisë të shihen kunturat funksionale të një sistemi, fatkeqësisht kanë ngecur ashtu siç ka qenë, me disa tendenca. Ne kemi ligj të shëndetësisë të aprovum në 2013 i cili as 30 – 40 për qind nuk implementuar në momentin kur ligjet nuk implementohen atëherë nuk krijohet sistem, dhe ministritë janë për krijimin e sistemit dhe mirëmbajtjen e sistemit. Nuk është zhvillu një sigurim shëndetësor unë mendoj se ka pasur mjaftueshëm kapacitet, që tani mbas disa viteve të funskionalizohet. Ku është problemi me sistemin informativ si pjesë integrale e një sistemi shëndetësor, asnjë problematik”, ka deklaruar Sejdiu në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika