Rexhepi: Qytetarëve iu është keqësuar gjendja ekonomike, shkaktarë inflacioni

Profesori i ekonomisë Sejdi Rexhepi në Debat Plus ka diskutuar lidhur me rritjen e çmimeve të shërbimeve publike në Kosovë.

Sipas statistikave të pulsit publik të UNDP-së, viti 2024 shënon pakënaqësinë më të lartë qytetare në tetë vitet e fundit.

Rexhepi ka thënë se kur ka një inflacion të vazhdueshëm dukurit e përgjithshme në ekonomi shprehen përmes rritjes së çmimeve.

“Kur përballë tyre qëndrojnë pagat e pandryshuara të them kushtimisht…pra kanë qëndruar në nivelin ku kanë qenë ose më mirë me thënë kanë rënë krahasuar me periudhën kur s’ka pas inflacion. Në qoftë se ne kishim deflacionue… të ardhurat që qytetarët i kanë në realitet ato janë krahasuar me periudhën kur s’ka pas inflacion 2015 tregon që qytetarëve iu është keqësuar gjendja ekonomike”, ka thënë ai.

Sipas Rexhepit shqetësimet e qytetarëve në këtë drejtim janë të arsyeshme.

Ai ka thënë tutje se deklarimet publike të politikanëve dhe përfaqësuesve të institucioneve janë “hi syve” në rrethanat reale ku rritja ekonomike nuk ekziston.

Rritja e buxhetit dhe bruto produktit është rritë, por “realisht nuk është rritë” ka thënë profesori Rexhepi.

“Është rrit edhe buxheti por realisht nuk është rrit, d.m.th. kemi rritje nominale që është rritje për shkak të çmimeve, por rritje reale nuk kemi. Rritja reale fitohet më së miri duke deflacionue, pra duke hequr inflacionin qoftë pagës, qoftë të ardhurave mesatare për të punësuar, qoftë çmimeve që janë në ekonomi në raport me pagat… thjesht kemi të bëjmë me një situatë kur të gjithë treguesit e mirëqenies fatkeqësisht edhe pse jetojmë më mirë ta them kushtimisht, janë përkeqësuar nga viti 2019 e këndej, sidomos nga pandemia si rezultat i rritjes së përgjithshme…”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika