Sejdiu: Serbia me politikën e dhunës po destabilizon Kosovën dhe rajonin

KP

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se Serbia përmes politikës së saj të dhunës po nxitë destalitetin në Kosovë dhe tërë rajonin.

Sejdiu tha se Ballkani Perëndimor nuk jeton ende në paqe të plotë dhe vizion të qartë.

Andaj, siç tha ai është jetike që të ketë angazhim serioz për paqe dhe stabilitet në rajon, në mënyrë që mos të ketë sfida të sigurisë.

“Rajoni ynë nuk jeton në paqe të plotë dhe vizion të qartë. Prandaj është jetike që puna jonë për paqe, stabilitet të konsiderohet si e papërfunduar dhe që kërkon përballje me temat që duhet përkushtim dhe zgjidhje të dobishme. Rajoni duhet të jetojë në paqe dhe stabilitet në mënyrë që mos të paraqiten turbulenca të sigurisë dhe elemente nacionaliste që duan përmes projekteve shkatërruese për të mbajtur pushtetin qoftë edhe me dhunë. Në këtë kontekst ajo çka na tërheq vërejtjen është politika e dhunës e Serbisë për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit. Kujtoni agresionin e paramilitarëve serbë me Banjskë, vitin e kaluar”, tha Sejdiu, në konferencën e Federatës së Paqes Universale, ku po diskutohet për “Paqen, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika