Sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, ka deklaruar se nuk mund të ketë negociata për Ukrainën pa Ukrainën, dhe se zëri i saj duhet të jetë, siç tha, në zemër të çdo bisedimi.
“Ne të gjithë duam të shohim një paqe të qëndrueshme dhe asnjë rikthim në konflikt dhe agresion, dhe të mos harrojmë se Rusia mbetet një kërcënim shumë përtej Ukrainës”, ka shtuar Healey, raporton gazetari i TV Dukagjinit, Mehmet Krasniqi, i cili ndodhet në selinë e NATO-së në Bruksel, ku do të mbahet takimi i ministrave të mbrojtjes.
Ky qëndrim i shefit britanik të mbrojtjes vjen pasi në media ndërkombëtare u bënë aludime pas telefonatës së Trumpit me Putinin, se presidenti amerikan po e përjashtonte Kievin nga bisedimet e paqes para se ato të nisnin.
Kurse shefi i NATO-s, Rutte, ka theksuar se Kievi duhet të jetë i përfshirë në çdo diskutim për Ukrainën.