Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, do të vizitojë Kosovën të mërkurën, ku do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, takimi mes Osmanit dhe Lammy-t do të zhvillohet në orën 08:25.
“Në orën 08:25, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas Presidentja Osmani dhe Sekretari Lammy, do të deklarohen për media”, thuhet në njoftim.