Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar: Kam parë gjëra në Izrael që nuk do t’i harroj kurrë

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka thënë se ka parë gjëra në Izrael që nuk do t'i harroj kurrë. Ai ka thënë se një pauzë humanitare mes Izraelit dhe Hamasit ishte jetike

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron. Foto: Justin Tallis / AFP

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron ka vizituar këto ditë Izraelin.

Sekretari Cameron u shoqërua nga homologu i tij izraelit, Eli Cohen, dhe ka ecur nëpër rrugët ku rreth 100 njerëz u vranë vetëm disa milje larg Gazës.

Ai është ngjitur mbi rrënojat në shtëpitë e djegura dhe më pas ai ishte shprehur se kishte dëgjuar dhe parë gjëra që nuk do t’i harronte kurrë, raporton BBC, përcjellë Dukagjini.

Cameron u bëri thirrje të gjithëve të përfshirë në marrëveshjen e pezulluar të pengjeve për t’u siguruar që ajo të ndodhte, duke thënë se një pauzë humanitare ishte jetike në mënyrë që ndihma të mund të hynte në Gaza ndërsa pengjet dolën jashtë.

Por Cohen e bëri të qartë se edhe pas lirimit të pengjeve, Izraeli do të vazhdojë të luftojë për të arritur qëllimin e tij,domethënë “shkatërrimin e sundimit të Hamasit në Gaza”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika