Sekretari i NATO-s nesër viziton Kosovën, takohet me Osmanin e Kurtin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka planifikuar një vizitë të rëndësishme në Ballkan. Në një njoftim të botuar nga NATO, bëhet e ditur se Stoltenberg do të mbajë takime me udhëheqës të shumë vendeve, duke përfshirë edhe Kosovën

Sekretari i NATO-s, Jens-Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nesër do të vizitojë Kosovën.

Sipas njoftimit të publikuar nga NATO, Stoltenberg do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti.

Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR-it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR-it dhe do t’ju adresohet trupave.

Stoltenberg do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.

Para se të vijë në Kosovë, të hënën, më 20 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën, Christian Schmidt. Ai do të takohet edhe me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krishto.

Stoltenberg do të vizitojë selinë e NATO-s në Sarajevë dhe do të ketë takime me udhëheqës ushtarakë dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Të martën, më 21 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të jetë në Beograd. Ai do të ketë takime me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren, Ana Brnabiq. Stoltenberg do të angazhohet gjithashtu me shkencëtarë serbë të cilët do të prezantojnë teknologjinë e zhvilluar në kontekstin e projekteve të NATO-s Shkenca për Paqe dhe Siguri.

Më vonë atë ditë, z. Stoltenberg do të udhëtojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për t’u takuar me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin, Dimitar Kovaçevski. Sekretari i Përgjithshëm do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.

Kurse të mërkurën, më 22 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një takim me liderët aleatë nga rajoni. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç; Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq; dhe Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, janë ftuar të marrin pjesë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika