Sekuestrimi i dinarëve në veri, avokati: Procedura gjyqësore mund të zgjasë me vite

Avokati, Ardian Baraktari, lidhur me sekuestrimin e dinarëve në veri të vendit, ka thënë se kjo procedurë gjyqësore mund të merr edhe vite deri në përfundim të saj

Avokati, Ardian Bajraktari

Lidhur me sekuestrimin e dinarëve në Leposaviq nga Policia e Kosovës, në një intervistë për Radio Dukagjini  ka folur avokati, Ardian Bajraktari.

“Proceduralisht, fillimisht duhet të bëhet fotografimi i tyre (dinarëve) dhe natyrisht të ruhen në një vend të përshtatshëm në pritje për t’u proceduar tutje”, ka thënë Bajraktari.

Ai ka thënë se ka mundësi që në këtë rast të kemi të bëjmë me vepra penale kundër ekonomisë.

“Duhet të kemi parasysh që e gjithë kjo ka të bëjë me sekuestrimin që është një masë e përkohshme deri në përfundim të procedures gjyqësore. Nën supozimin se ka elemente të veprës penale edhe këto mjete por dhe të tjerat që identifikohen gjatë procesit, nënkupton që prokurori i çështjes duhet ta përfshijë në aktakuzë në pjesën e së cilës janë edhe pasuritë”, ka thënë avokati, duke shtuar se nëse vërtetohet që ato janë produkte të veprës penale, të njëjtat konfiskohen.

Bajraktari është shprehur se këto mjete kurdo që të konfiskohen do të bëhen pjesë e buxhetit të shtetit.

Avokati ka theksuar se procedura gjyqësore mund të merr edhe vite deri në përfundim të saj, duke potencuar se në varësi prej kompleksitetit të çështjes, vetëm procesi i procedurës hetimore mund të zgjasë deri në dy vjet me mundësi shtimi edhe të një muaji.

Sipas tij, nëse konstatohet që dollarët janë të ligjshëm, atëherë do t’u kthehen qytetarëve.

Mbi 12 milionë dinarë serb e rreth 25 mijë euro janë sekuestruar nga Policia e Kosovës në njësinë ilegale të “Bankës Postare Kursimore”, në Komunën e Leposaviqit.

Lexo më shumë: (Dokument) Sa miliona dinarë u sekuestruan në Leposaviq?

Kështu bëhet e ditur në dokumentin që e ka siguruar Dukagjini nga organet kompetente.

Ky dokument i siguruar nga Dukagjini demanton shefin e zyrës së ashtuquajtur për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Pekoviq, i cili sipas një njoftimi të Partisë Progresive Serbe (SNS), citohet të ketë thënë se në degët e “Bankës Postare Kursimore” nuk ka pasur dinarë.

“Ai shtoi se në kohën e aksionit të policisë së Kosovës në njësitë e “Bankës Postare Kursimore” nuk kishte dinarë nëpër degë dhe se nga pikëpamja e Prishtinës nuk kishte bazë për një aksion të dhunshëm”, thuhet në njoftimin e SNS-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika