Sekuestrohen 280 paketime të barnave në Prizren, iniciohet rast ndaj pronares së barnatores

Policia e Kosovës ka inicuar një rast ndaj pronares së një barnatore në Prizren për dyshimet e kontrabandimit të barnave të ndryshme medicinale dhe shmangies nga tatimi. Pronarja nuk ka ofruar dëshmi për origjinën e 280 paketimeve të barnave të sekuestruara.

Barnat e sekuestruara

Policia e Kosovës, ka inicuar rast për një pronare të një barnatore në Prizren, nën dyshimin për kontrabandim të barnave të ndryshme medicinale dhe për shmangie nga tatimi.

Në njoftim thuhet se pronarja nuk ka ofruar dëshmi për origjinën e 280 paketimeve të barnave të cilat policia I ka sekuestruar.

“Bazuar në këto informata, janë kryer veprime hetimore, kurse sot, më 05.07.2023, së bashku me Inspektoratin Farmaceutik është kryer edhe inspektimi në ketë barnatore. Gjatë inspektimit farmacistja C.Y. (viti i lindjes 1991, femër kosovare), e cila njëkohësisht është edhe pronare e barnatores, nuk ka ofruar dëshmi për origjinën e një sasise të konsiderueshme të barnave, të cilat barna medicinale janë sekuestruar nga Inspektorati Farmaceutik. Sasia e barnave medicinale të sekuestruara është gjithsejte 280 paketime të barnave të ndryshme medicinale, me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Turqia, në vlerë prej 3200 (tre mijë e dyqind) euro”, thuhet në njoftim.

Me rekomandim të prokurorit, rasti është duke u hetuar dhe vazhdon në procedurë të rregullt.

Barnat e sekuestruara

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika