Sekuestrohen 480 kilogramë duhan i përpunuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur dhe sekuestruar një sasi e duhanit të përpunuar në hyrje të fshatit Dobërçan. Sipas njoftimit të PK-së, totali i përgjithshëm i mallit të sekuestruar është 32 thasë najloni me nga 30 paketime, gjithsej 960 paketime që konsistojnë në 480 kg duhan të përpunuar

Të martën e 24 tetorit, në hyrje të fshatit Dobërçan gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e duhanit të përpunuar.

Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se paketimet me duhan ishin të klasifikuara sipas emërtimeve të markës së duhanit:

“Marlboro” e kuqe (karton i cigareve) 6 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg, gjithsej 90 kg;

”Marlboro” e bardhë (karton i cigareve) 8 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg gjithsej 120 kg;

”Luckies Strike” (karton i cigareve) 9 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg gjithsej 135 kg’

”Winston” (karton i cigareve) 9 thasë nga 30 paketim x 0.5 kg gjithsej 135 kg.

Policia ka njoftuar se totali i përgjithshëm është 32 thasë najloni me nga 30 paketime, gjithsej 960 paketime, në total 480 kg duhan i përpunuar.

“Lidhur me rastin e lartcekur është njoftuar prokurori kujdestar, e cili ka urdhëruar që të iniciohet rast ‘kontrabandim me mallra’ ndërsa malli i konfiskuar është dërguar në doganë për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në komunikatën për media.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës pavarësisht funksionit që ata kryejnë.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika