Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, janë sekuestruar 50 fishekë që u gjetën në bagazhin e një pasagjeri të sapoardhur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, fishekët u zbuluan gjatë kontrollit nga oficerët e doganës.
I dyshuari, një shtetas kosovar, u ndalua për verifikime, ndërsa municioni u konfiskua.
“ANP Adem Jashari / 05.01.2025 – 11:50. Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishek. Nga i dyshuari është sekuestruar municionit dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia nuk ka ofruar detaje të mëtejshme për këtë rast.