Sekuestrohen 500 kg kanabis në Vlorë, arrestohen shtatë persona

Në një operacion anti-drogë në Vlorë, forcat policore kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme kanabisi, me një peshë prej 500 kg, të ndarë në 34 pako. Operacioni, i quajtur "Reset", është zhvilluar në bashkëpunim me forcat speciale RENEA dhe ka çuar në arrestimin e shtatë personave në flagrancë

Një sasi e konsiderueshme kanabisi është sekuestruar në Vlorë, gjatë një operacioni policor antidrogë ku morën pjesë edhe forcat speciale RENEA.

Lënda narkotike ishte e paketuar dhe gati për shitje ose trafikim.

Kanabisi me peshë 500 kg ishte i ndarë në 34 pako.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një furgon. Shtatë persona janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Reset”.

Sipas TVKlan, të dyshuarit janë Idriz Meminaj, Romir Meminaj, Emanuel Meminaj, Nertin Gjoni, Xhuliano Gjoni, Laurert Likaj dhe Altin Meçi.

Ndërsa, edhe disa persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, këta persona vepronin si pjesë e një grupi kriminal.

Lënda narkotike do të trafikohej përmes detit drejt Turqisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika