Të shtunën e 5 gushtit, Policia e shtetit ka sekuestruar drogë, armë zjarri dhe municion luftarak në Tropjë.
Përmes një postimi në Facebook, Policia e shtetit ka treguar se vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Rrjeta”, i zhvilluar nga DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë”.
Ndër të tjera, opinioni i gjerë njoftohet se nga ky operacion policor është gjetur se 3 shtetas qarkullonin me rreth 8 kilogramë kanabis dhe armë zjarri në automjet. Sipas Policisë, ata janë vënë në pranga dhe këto materiale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.