Sekuestrohen 90 kg drogë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka kapur mbi 90 kilogramë drogë e llojit marihuanë dhe janë arrestuan dy persona. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se nuk do të bëjnë asnjë kompromis për asnjë individ dhe do të shkatërrojnë çdo grup të organizuar kriminal të cilët po trafikojnë apo po kultivojnë drogë në Kosovë

90 kilogramë drogë të llojit marihuanë janë sekuestruar të premten, ku edhe  janë arrestuar dy persona.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto aksione po bëhen si reagim ndaj shqetësimeve të prindërve që kanë për fëmijët e tyre.

“Sapo u zbuluan mbi 90 kg drogë e llojit marihuanë dhe u arrestuan dy persona. Shqetësimi juaj për përhapjen e përdorimit të llojeve të ndryshme të drogave, sidomos nga fëmijët është thirrje për institucionet që të punojnë dhe luftojnë pakompromis grupet kriminale. Kjo është vazhdimësi e angazhimit tonë të përbashkët në luftën kundër narkotikëve që po zhvillohet me sukses në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Sveçlës.

Sveçla është zotuar se nuk do të bëjnë kompromis me askënd dhe se sipas tij do të shkatërrojnë çdo grup të organizuar kriminal që trafikojnë apo kultivojnë drogë.

“Porosia është e qartë: Nuk do të bëjmë asnjë kompromis për asnjë individ dhe do të shkatërrojmë çdo grup të organizuar kriminal të cilët po trafikojnë apo po kultivojnë drogë në Kosovë. Atë do të bëjmë çdo ditë dhe në çdo cep të Kosovës”, thuhet në postimin e tij.

Ky aksion i Policisë së Kosovës, është në vazhdën e aksioneve të tyre për luftën kundër narkotikëve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika