Sekuestrohen armë dhe municione në Prishtinë, arrestohen disa persona të dyshuar

Pas disa kontrolleve të ushtruara ndaj disa veturave dhe personave të dyshuar, policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë armë dhe municione

Uniforma e policisë së Kosovës

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se të enjten, në kuadër të punës parandaluese, janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative, të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.

Në një komunikatë për media thuhet se në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë, pas disa kontrolleve të ushtruara ndaj disa veturave dhe personave të dyshuar, policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë armë dhe municione.

“Janë sekuestruar një revole të tipit TT, e kalibrit 7.62 mm, një revole të tipit BERETTA, e kalibrit 9 mm, një revole të tipit Ecol aras, (armë me gaz) e kalibrit 9 mm, një revole të tipit Ecol voltran tuna, (armë me gaz) e kalibrit 6 mm, 33 copë fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, një thikë, si dhe një jelek antiplumb”, thuhet në komunikatë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, policia ka iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” dhe të njëjtit i ka proceduar më tej.

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika