Sekuestrohen barna pa banderola në vlerë rreth 4 mijë euro në Ferizaj

Dogana e Kosovës ka sekuestruar 436 pako barna të kontrabanduara në Ferizaj, të cilat ishin pa banderola të Republikës së Kosovës dhe disa me banderola të Serbisë, me vlerë rreth 4,000 euro

Foto: Dogana e Kosovës, 17 tetor 2024.

Dogana e Kosovës ka kryer kontrollin e dy subjekteve afariste (barnatore) në qytetin e Ferizajt, ku janë gjetur mallra të kontrabanduara.

Gjatë këtij operacioni, janë zbuluar 436 pako barna pa banderola të Republikës së Kosovës.

Disa prej tyre mbanin banderolla të Serbisë dhe të vendeve të tjera.

Vlera totale e këtyre produkteve të kontrabanduara kap shifrën e rreth 4,000 eurove.

Të gjitha mallrat janë sekuestruar dhe janë dorëzuar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, rasti po trajtohet nga njësitet doganore për hetime të mëtejshme.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika