Sekuestrohen cigare në vlerë prej 3 milionë eurosh në Portin Bar në Mal të Zi

Dirtan Abazoviq ka thënë se qeveria e udhëhequr nga ai ka shënuar sukses në zvogëlimin e kontrabandës së cigareve, pasi të hyrat doganore nga cigaret për vetëm katër muaj janë mbi 15 milionë euro

Kryministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka njoftuar se të mërkurën e 7 shtatorit, ai së bashku me drejtorin e të Ardhurave dhe Administratës Doganore, Rade Milošević, kanë monitoruar nga afër konfiskimin e cigareve të paligjshme në vlerë prej 3 milionë eurosh.

Abazoviq ka shkruar se qeveria e tij është duke i dhënë fund krimit dhe kontrabandës së cigareve.

“Gjatë qeverisjes që unë udhëheq kemi një rritje 70% të të ardhurave të ligjshme nga cigaret”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Por, sipas Abazoviq-it, rezultatet e para të ndalimit të kontrabandës janë parë edhe nga arka e shtetit të Malit të Zi, e cila i mbledh të hyrat nga cigaret e ligjshme.

“Për 4 muaj mbi 15 milionë euro të mbledhura, [nga tatimi ndaj cigareve]”, ka thënë Abazoviq.

Ai ka bërë thirrje që produktet e duhanit duhet të hyjnë në Malin e Zi vetëm nëpërmjet rrugëve ligjore, por ka shtuar se kjo arrihet vetëm nëse i jepet fund krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika