Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar dy armë zjarri në dy fshatra të Podujevës.
“Nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, në dy raste, lokacione të ndryshme (Batllavë dhe Orllan), janë sekuestruar dy armë zjarri”, njofton policia.
Sekuestrimi i parë është realizuar në fshatin Batllavë, ku për intervistim është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull, 40 vjeç. Personit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit TT, një karikator me dy fishekë.
“Ndaj personit të dyshuar është inicuar rast për veprat, Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i pa autorizuar i armës si dhe përdorim i armës, pasi që i njëjti dyshohet të ketë shtënë në një aheng”, njofton tutje policia.
Ndërsa sekuestrimi i armës së dytë, është bërë në fshatin Orllan të Podujevës, i dyshuari është mashkull, 21 vjeç. Mes të tjerash, policia njofton se ndaj tij është hapur rast për armëmbajtje pa leje.