Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten e 12 janarit, Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacioneve policore, Jugu, Veriu dhe Podujeva kanë sekuestruar gjatë kësaj jave gjashtë armë zjarri.
Që sipas PK-së, personat e dyshuar i kanë përdorur dhe ekspozuar armët në rrjete sociale.
Kësisoj, Policia e Kosovës njofton se në koordinim me prokurorin e shtetit, personat e dyshuar janë shoqëruar për në polici, pasi të njëjtit dyshohet se postuar fotografi me armë dhe video duke shtënë me armë zjarri në rrjete sociale.
Njashtu, ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste për posedim dhe përdorim të armës.