Sekuestrohen mbi 6800 kg mjaltë pa dokumentacion, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, të cilit i janë gjendur mbi gjashtë mijë e 800 kilogramë mjaltë, mall ky i cili nuk posedonte ndonjë dokumentacion

Policia e Kosovës





Të mërkurën e 21 shtatorit, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të cilit i janë gjendur në vende të ndryshme në sasi të ndryshme dhe pa asnjë mbishkrim gjashtë mijë e 820 kilogramë mjaltë, mall i cili ka qenë i padeklaruar.

“Hetues policor nga rajoni i Ferizajt në bashkërendim me krimet ekonomike, inspektorë të AUV-it dhe Dogana e Kosovës, kanë realizuar kontrolle në katër lokacione; dy në Ferizaj dhe dy në Han të Elezit, ku është sekuestruar një sasi e mjaltit prej 6820 kg, i cili ka qenë mall pa deklaracion, në vende të ndryshme në sasi të ndryshme dhe pa asnjë mbishkrim”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Sipas njoftimit, e gjithë kjo sasi e mjaltit është sekuestruar nga personi i dyshuar me iniciale (S. Th.) që me veprime hetimore dhe dëshmi të siguruara ekziston dyshimi i arsyeshëm se: i dyshuari i lartcekur me iniciale ka kryer veprën penale “Tregtia e Ndaluar’’ sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.

Të gjitha veprimet kanë qenë të koordinuara me prokurorin kompetent në Ferizaj.

Të dyshuarit pas intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës, caktuar sipas detyrës zyrtare, me Aktvendim i caktohet masa e ndalimit për 48 orë për procedura të mëtejme.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika