Sekuestrohen mjete për nxjerrjen dhe përpunimin e rërës në Krushë të Vogël

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar mjete që kanë qenë duke operuar në nxjerrjen dhe përpunimin e rërës së lumit në Krushë të Vogël. Policia njofton se mjetet janë sekuestruar për shkak të mungesës së lejeve përkatëse

Pamje të postuara në llogarinë Policisë së Kosoovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën e 19 tetorit, Stacioni Policor Prizren-veri ka asistuar inspektorët e Komisionit të Pavarur të Minierave të Kosovës.

Policia njofton se gjatë inspektimit në fshatin Krushë e Vogël të komunën e Prizrenit, janë gjetur disa makineri që kanë qenë duke operuar në nxjerrjen dhe përpunimin e rërës së lumit.

“Nga inspektorët përgjegjës është konstatuar së pronarët e mjeteve nuk kanë lejet përkatëse”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje, në njoftim thuhet se Policia në konsultim dhe me prokurorin kujdestar kanë rrethuar me shirit vendin, dhe mjetet janë sekuestruar përkohësisht. Ndërsa, kundër të dyshuarve do të procedohet lënda për veprën penale përkatëse.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika