Sekuestrohen rreth 50 kamera në Kllokot, Partesh e Ranillug

Janë sekuestruar rreth 50 kamera, që ishin të vendosura ilegalisht në Kllokot, Partesh dhe Ranillug

Fotografi ilustruese

Sot janë sekuestruar rreth 50 kamera, që ishin të vendosura ilegalisht në komunat me shumicë serbe në Kllokot, Partesh dhe Ranillug.

Sekuestrimi është bërë nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Osmani ka thënë se sekuestrimi i kamerave është bërë për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara”.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan me datën 21.12.2023 në koordinim e prokurorinë e shtetit ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës kompetente në Gjilan në bazë të së cilës ka sekuestruar kamerat të cilat kanë qenë të vendosura në vende publike në komunat e Kllokot, Partesh dhe Ranillug të rajonit të Gjilanit. Sekuestrimi i kamerave është bërë për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara” nga neni 202 i KPRK-së, në mbështetje të ligjit për Policinë e Kosovës me numër 04/L-076, neni 25 dhe ligjit numër 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika