Sekuestrohen stoli ari dhe armë në Prishtinë, arrestohet 38-vjeçari

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën e pesë tetorit gjatë kontrollit të një veture në Verterniku në Prishtinë ka sekuestruar armë, karikatorë dhe stoli që dyshohen të jenë ari

Ilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën e pesë tetorit rreth orës 21:00, në lagjen Veterniku në Prishtinë, policia ka ndaluar veturën Mercedes me targa të Kosovës.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas një kontrolli të detajuar ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë një revole të tipit SigSauer e kalibrit 9 mm, 55 copë fishekë të kalibrit 9 mm, tre karikatorë, si dhe një sasi të konsiderueshme të stolive që dyshohet të jenë ari.

“I dyshuari V. K, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, njofton Policia e Kosovës.

Më tej, sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes policia ka ftuar edhe zyrtarët doganorë për të trajtuar rrethanat që ndërlidhen me stolitë e dyshuara si të kontrabanduara.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika