Sekuestrohen tri armë zjarri, arrestohen katër persona në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës të enjten e 5 janarit ka bërë të ditur se janë sekuestruar tri armë zjarri dhe janë arrestuar katër persona, të cilët dyshohen për kanosje në lokacione të ndryshme

Ilustrim

Policia e Kosovës të enjten e 5 janarit ka bërë të ditur se janë arrestuar katër persona të dyshuar për kanosje dhe janë sekuestruar tri armë zjarri.

Policia përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka thënë se sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe në lokacione të ndryshme.

“Sot në një lokal në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, nga njësite të stacionit policor, pas një mosmarrëveshjeje dhe ekspozimit të armëve, është arrestuar një person i dyshuar për veprën kanosje, si dhe i është sekuestruar një armë zjarri e tipit Zoraki dhe një karikator. Po ashtu, në të njëjtin lokal, është sekuestruar edhe një armë e tipit TT me një karikator dhe 6 fishekë, përderisa dyshuari (i identifikuar nga ana e policisë), ndodhet në arrati”, thuhet në njoftimin e PK-së në Facebook.

Ndërsa, bëhet e ditur se rasti tjetër ka ndodhur të martën e 3 janarit dhe janë identifikuar tre të dyshuar.

“Ndërsa rasti i dytë i cilësuar si kanosje ka ndodhur me datën 03.01.2023, në fshatin Miradi e ulët – Fushë-Kosovë. Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar tre persona të dyshuar”, njofton Policia e Kosovës.

Ndryshe, PK ka shtuar se gjatë së enjtes së 5 janarit është kryer kontrolli në shtëpinë e personave të dyshuar dhe janë arrestuar tre persona, që për të dyja rastet ata janë dërguar në mbajtje.

“Sot me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer kontrolli në shtëpinë e personave të dyshuar dhe objekte përcjellëse, ku policia ka arrestuar tre personat e dyshuar dhe ka sekuestruar: një armë zjarri Ak-47, 3 karikatorë, 2 fishekë etj. Personat e arrestuar në të dyja rastet me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika