Policia e Kosovës për rajonin e Vushtrrisë ka bërë ditur se të martën e 19 korrikut rreth orës 17:20 janë informuar për të shtëna me armë zjarri.
Pasi janë marrë informacionet, Policia e Kosovës ndërmarrë veprime të shpejta policore. Në rrugën “Jeton Terstena” në Vushtrri është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng, dhe në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë e shkurtër EKOL, një karikator i zbrazët dhe tri gëzhoja.
Për këtë rast është arrestuar i dyshuari B.K., 57-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet për të shtëna me armë.
I dyshuari B.K., pas intervistimit nga prokurori është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.