Policia e Kosovës ka sekuestruar një Lamborghini në qytetin e Prizrenit, derisa duke e vozitur atë ishte një fëmijë 11 vjeçar.
Në njoftim të policisë thuhet se rasti ka ndodhur me datën 21 nëntor.
“Me datë 21.11.2024 rreth orës 16:05, gjatë patrullimit patrullat policor në fshatin Zhur kanë has në një automjet pa targa. Ngasësi i automjetit ishte një i mitur 11 vjeçar, ndërsa më atë si pasagjerë ishte prindi i tij, babai. Automjetin të cilin drejtonte i mituri ishte i modelit Lamborghini pa tabela të regjistrimit, poseduesi i mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Prindit të ngasësit i është shqiptuar një gjobë nga policët në detyrë-vendim për kundërvajtje dhe automjeti është konfiskuar, i njëjti është dërguar në stacionin Policor të Prizrenit.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar sigurt si dhe për të mbajtur rend dhe qetësi si dhe rregull në komunikacion”, thuhet në njoftim.