Sekuestrohet një veturë në Ferizaj, e cila dyshohet se u vodh në Norvegji

Policia e Kosovës e ka identifikuar dhe sekuestruar një veturë në komunën e Ferizajt, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtar.

Ajo dyshohet se ishte vjedhur në shtetin e Norvegjisë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se është intervistuar një person dhe se rasti është ende duke u hetuar.

“Njësitë policore kanë identifikuar dhe sekuestruar një veturë, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtar, si veturë e vjedhur në Norvegji. Lidhur me rastin është intervistuar një person. Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika