Selakoviç: Kosovën e kanë çnjohur 4 shtete

Pas seancës së këshillit të sigurisë në Serbi Ministri i Jashtëm, Nikola Selakoviç ka njoftuar se Kosovën e kanë çnjohur 4 shtete

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka thënë se i ka dorëzuar presidentit Aleksandar Vuçiq nota diplomatike të katër vendeve që kanë tërhequr njohjen e Kosovës, duke shtuar se Këshilli e ka autorizuar presidentin që të informojë opinionin publik se për cilat vende bëhet fjalë.

Selakoviq tha se Qeveria e Serbisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme do të “vazhdojnë të luftojnë ashpër” dhe të punojnë për tërheqjen e njohjes së Kosovës, pas aplikimit të kësaj të fundit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Jemi nën presion që të pranojmë shkeljen e integritetit territorial, shkeljen e së drejtës publike ndërkombëtare, të rendit juridik, në dëmin tonë”, ka shtuar ai.

Qeveria amerikane, përmes një komunikate të Departamentit të Shtetit, të lëshuar me rastin e përvjetorit të parë të Marrëveshjes së Uashingtonit, ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë marrëveshjen të vlefshme dhe i kanë bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që ta respektojnë marrëveshjen ka thënë Selakoviç.

“Me kërkesën për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, Prishtina ka treguar se nuk e respekton marrëveshjen, fjalën e dhënë, si dhe qëndrimin e shtetit pritës të marrëveshjes”, ka thënë Selakoviq.

Siç thotë ai, në atë mënyrë Kosova ka treguar se nuk ka ndërmend të arrijë zgjidhje përmes dialogut, por tashmë ka vendosur për një qasje të njëanshme.

“Me punën e shërbimeve tona të sigurisë, kemi ardhur deri te informacioni se së paku dy shtete të mëdha po punojnë për të mbështetur Prishtinën në njohjet e reja dhe për të parandaluar fushatën e tërheqjes së njohjeve”, është deklaruar Selakoviç.

Kjo mbledhje u drejtua nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e cila ka filluar të premten e 13 majit, ku morën pjesë edhe përfaqësues tjerë të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë.

Kjo mbledhje ishte paralajmruar për tu mbajtur brenda 36 orësh nga ana e presidentit serb pas darkës me kryediplomatin e Bashkimit Evropian dhe liderëve të tjerë të vendeve të Ballkanit Perendimor, kur zv.kryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla kishte njoftuar se Kosova do të aplikoj për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika