Selakoviq thotë se Serbia nuk i njeh referendumet në Ukrainë

Serbia nuk do t’i njohë “referendumet” e organizuara nga Rusia në territoret e pushtuara të Ukrainës, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq





Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka deklaruar se Serbia nuk mund të pranojë rezultatet e “referendumit” të organizuar nga Rusia në rajonet e Ukrainës.

Kështu është shprehur ai gjatë konferencës për media, të dielën e 25 shtatorit, ku ka thënë se u përmbahen parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Së pari, ne u përmbahemi parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së, së dyti, kjo do të binte plotësisht në kundërshtim me interesat tona shtetërore dhe kombëtare dhe politikën tonë të ruajtjes së integritetit territorial, sovranitetit dhe parimeve të paprekshmërisë së kufijve”, ka thënë Selakoviq.

Ndryshe, në katër rajone të Ukrainës, që kontrollohen kryesisht nga Rusia, po mbahen referendumet e rreme ruse, shkruan REL.

Presidenti serb, Aleksandër Vuqiç, ka theksuar më herët se përpjekja e Perëndimit për të përjashtuar Federatën Ruse nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të ishte “shkatërrim i rendit ndërkombëtar”.

Për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, Rusia tashmë është sanksionuar nga Bashkimi evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera perëndimore.

Por, Serbia është ajo që ka kundërshtuar ndëshkimin e rusisë me sanksione.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika